CR7
Real i dyti
10 March, 2013 @21:43
Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka treguar se është tejet i rëndësishëm për skuadrën madrilene, pasi që vetëm në saje të tij Real Madrid arriti të shënonte dy herë për fitoren e madhe në Balaidos ndaj Celta Vigos.
Me pikët e fituara skuadra e Jose Mourinhos ka kaluar mbi Atletico Madridin dhe është renditur në pozitën e dytë, së paku derisa skuadra lokale e udhëhequr nga Diego Simeone të përfundojë ndeshjen.
Golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Iago Aspas, për të barazuar në 1-1, që doli të jetë, jetëshkurtër.
LA LIGA
Celta Vigo - Real Madrid | 1-2 |