Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POZHARAN

Nazmi Rama merr ekipin e Ligës së Parë, Grupi B

Nazmi Rama merr ekipin e Ligës së Parë, Grupi B


13 January, 2022 @20:11

Trajneri i njohur Nazmi Rama pas largimit nga ekipi i Istogut në tetor të vitit të kaluar, tashmë është bërë me ekip të ri.

Rama do të jetë timonier i skuadrës së Vllaznisë nga Pozharani, me të cilin ekip ka arritur marrëveshje sot edhe zyrtarisht.

“Pas një mbledhjeje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të jetë trajner i skuadrës sonë,” është thënë në njoftimin e klubit në fjalë.

Vllaznia ka kryer 14 xhirot e para të stinorit në pozitë të parafundit të renditjes tabelare në Ligën e Parë, Grupi B. Ekipi ka arritur që të tubojë 13 pikë nga 14 duele të zhvilluara, tre më shumë sesa Vitia që është e fundit në renditje.

Pozharanasit do të tentojnë mbijetesën këtë stinor në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë