BARAZHI
Ndeshjet e barazhit, në “Riza Lushta”
8 June, 2015 @9:01
Për të qenë pjesë e Superligës në stinorin 2015/16, iu duhet edhe një fitore, pas përfundimit të stinorit.
Dy skuadrat e Superligës, Drita dhe Vëllaznimi, luajnë ndaj Flamurtarit dhe Gjilanit, përkatësisht, në përballjet që do të përcaktojnë dy skuadrat e fundit pjesëmarrëse të Superligës për stinorin e ri.
Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë është nikoqir i ndeshjeve të barazhit, derisa të dyja ndeshjet do të zhvillohen aty brenda ditës së enjte, 11 qershor.
Ndeshja Drita - Flamurtari luhet me fillim në orën 13:00, ndërsa 3 orë më vonë do të zhvillohet ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Gjilanit.
Fituesit e këtyre përballjeve do të përcaktojnë përfundimisht 12-shen e Superligës për stinorin 2015/16.
Play-Out/ Barazhi:
E enjte, Ora 13:00 | Riza Lushta, Mitrovicë | Drita - Flamurtari | |
E enjte, Ora 16:00 | Riza Lushta, Mitrovicë | Vëllaznimi - Gjilani |