Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TATA

Ndikim i Messit

Mundo Deportivo

Ndikim i Messit


24 July, 2013 @9:50

Pas vetëm disa ditësh, prej se u largua Tito Vilanova nga klubi, Barcelona emëroi dje zyrtarisht në vend të tij argjentinasin, Gerardo Martino. 

Mirëpo, ky i fundit beson se ndikim të drejtëpërdrejtë në këtë vendim të Barcelonës ka pasur deklarata e futbollistit më të mirë në botë, argjentinasit, Lionel Messi. 

“Nuk e di si u zhvillua situata, por nuk kam dyshim se Jorge Messi (babai i Leos) dhe Lionel Messi kanë pasur ndikim,” ka thënë ish trajneri i përfaqësueses së Paraguajit, Martino. 

“Natyrisht që kam pritur oferta pas suksesit me Newell’s Old Boys, por jo këtë. Kjo ka qenë befasi,” është cituar Tata, siç njihet shkurt Gerardo Martino, nga e përditshmja argjentinase, Final. 

Martino do të mungojë në ndeshjen ndërmjet Bayernit dhe Barcelonës, por pritet që të jetë në detyrë për miqësoren e radhës së katalonasve ndaj Valerengas në Oslo. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga