GAZETAT

REUTERS
Transferi dhe rroga e Bale në Real Madrid
24 July, 2013 @9:11
Marca ka shkruar se Gareth Bale është madrileni më i ri. Real Madrid dhe Tottenham Hotspurs kanë arritur marrëveshjen për lojtarin më të mirë të stinorit në Premier League.
Në anën tjetër tabloidi The Sun (i kthyer në emrin e tij normal sot, pasi që dje quhej The Son, për shkak të lindje së djalit në familjen mbretërore nga çifti Prince William dhe Kate Middleton) ka raportuar se marrëveshja është në total 152 milionë euroshe për Real Madridin, ku 92 milionë euro do të kushtojë transferimi, ndërsa të tjerat janë llogaritur si rrogë e uellsianit për kontratën pesëvjeçare.
Marrëveshja është arritur në princip, shkruan Marca, përkundër se trajneri i londinezëve, Andre Villas-Boas, qëndron i palëkundur në mohimin e saj.