Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PANDEMIA PO NDIKON

Ndryshime te ftesat e Rejas, mungojnë disa lojtarë

Foto: FSHF

Ndryshime te ftesat e Rejas, mungojnë disa lojtarë


5 October, 2020 @16:37

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) pas anulimit të ndeshjes miqësore ndaj Armenisë, ka bërë të ditur se do të pësojë ndryshime edhe në lojtarët që ka ftuar selektori Edy Reja.

Kështu, për ndeshje ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm, pasi që klubet s’iu kanë dhënë leje për dalje jashtë shtetit.

Njëjtë, Giacomo Vrioni që luan për Juventusin për momentin s’ka leje për udhëtim, për shkak të zhvillimeve të fundit në Serie A lidhur me COVID-19.

Ky i fundit pritet të arrijë të mërkurën ose të enjtën.

Ndërsa në rrezik është edhe njëshi i kombëtares Thomas Strakosha, që është thënë të ketë një lëndim të lehtë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve