Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Në derbin Basel - Zurich aktivizohen 5 shqiptarë

Në derbin Basel - Zurich aktivizohen 5 shqiptarë


23 January, 2021 @22:45

Ndeshja kryesore e Superligës së Zvicrës këtë javë, ajo ndërmjet Baselit dhe Zurichit, i nxorri në fushë 5 futbollistë shqiptarë.

Për Baselin në këtë ndeshje u aktivizuan Pajtim Kasami dhe Edon Zhegrova, derisa për mysafirët nga Zurichu luajtën Fidan Aliti, Blerim Dzemaili dhe Toni Domgjoni.

Ndryshe nga Zhegrova dhe Domgjoni, që u aktivizuan në pjesën e dytë, futbollistët e tjerë shqiptarë ishin titullarë në këtë ballafaqim.

Në fund, fitores iu gëzua skuadra mysafire Zurich, e cila triumfoi me rezultat 1-4.

Te Baseli në këtë ndeshje nuk ishin në përbërje shqiptarët e tjerë, Taulant Xhaka dhe Orges Bunjaku, sikurse edhe te Zurichu që munguan për shkaqe të ndryshme lojtarët Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Mirlind Kryeziu.


 
Të gjitha lajmet nga International