FRA - GER

REUTERS/Gonzalo Fuentes
Në Francë festojnë gjermanët
6 February, 2013 @23:17
Gjermania ka shënuar fitore të rëndësishme para eliminatoreve për Kampionatin Botëror, pasi e mposhti Francën me rezultat të ngushtë 1-2.
Në ndeshjen e cila u luajt me tempo të lartë gjatë 90 minutave, goli i parë erdhi në minutën 44’ kur Mathieu Valbuena shënoi për epërsinë 1-0 të Francës dhe kështu skuadra e tij shkoi në zhveshtore e moralshme.
Në pjesën e dytë gjermanët filluan t’i organizojnë disa sulme të rezikshme, ku në minutën 51’ edhe u barazua rezultati me golin e Thomas Mullerit.
Pas barazimit të rezultatit vendasit kishin raste të mira me Benzeman dhe Riberyn, por nuk arritën t’i konkretizojnë, derisa Sami Khedira i ndëshkoi françezët në minutën 74’ duke e ndryshuar rezultatin në 2-1.
REZULTATI
1 | Franca - Gjermania | 1-2 |