CRISTIANO RONALDO
Në histori, por…
27 June, 2014 @15:16
Ylli i Real Madridit dhe i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka hyrë në histori të vendit të tij.
Ai është bërë portugezi i parë që ka arritur të shënojë gola në tre Kampionate Botërore me radhë.
Mirëpo, ai nga ky Kampionat do të mbahet në mend më shumë për rastet e shkuara në pakthim sesa për golat.
Në fakt Ronaldo shënoi golin e vetëm të tij në fitoren e parë dhe përshëndetëse të Portugalisë nga Botërori ndaj Ganës dje, derisa do të mbahet në mend për mosrealizimin e golit nga rasti i qindpërqindtë - gjithashtu ndaj Ganës.
Në përgjithësi Cristiano Ronaldo, Topi i Artë i vitit 2013, ka shënuar nga një gol në “Gjermania 2006”, “Afrika Jugore 2010” dhe “Brazili 2014”, e totali i golave të tij në Botërore është 3, derisa ka shutuar 70 herë në drejtim të portës në të tre kampionatet bashkë.
Portugalia ka përfunduar e treta në grup me Gjermaninë, SHBA-të dhe Ganën, duke u kthyer heret në shtëpi.