Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAPELLO

Laseri, fajtor për eliminim të Rusisë

bbc

Laseri, fajtor për eliminim të Rusisë


27 June, 2014 @14:58

Përzgjedhësi i përfaqësueses ruse, italiani Fabio Capello, si fajtor kryesor të eliminimit të ekipit të tij nga “Brazili 2014” ka numëruar laserin - që i pengoi portierit Igor Akinfeev para se Algjeria të shënojë golin e barazimit! 

Inçizimi televiziv tregon qartë se laseri i gjelbër ndriçonte në fytyrën e Akinfeevit, derisa ky i fundit provonte të mbronte gjuajtjen e lirë të Yacine Brahimit, të cilën e konkretizoi Islam Slimani. 

Ky gol barazoi rezultatin në 1-1, pas epërsisë së hershme ruse, derisa dërgoi për herë të parë Algjerinë në të tetën e finales së një Botërori. 

“Portieri nuk arriti ta kryejë punën e tij për shkak se laseri e pengoi qartazi. Ai u pengua dhe në ato momente nuk ka parë asgjë. Shikoni inçizimin e ndeshjes, por edhe fotografitë,” u ka thënë Capello mediave, njofton BBC sot. 

Italiani Capello që ka rrogë më të madhe nga të gjithë trajnerët pjesëmarrës në këtë Botëror pas eliminimit të Rusisë nga “Brazili 2014”, tashmë ka vetëm një fitore nga 7 ndeshje të zhvilluara në karrierë të tij si trajner në Kupa të Botës. 

Ai para Rusisë kishte udhëhequr Anglinë, me të cilët kishte arritur fitoren e vetme në “Afrika Jugore 2010”, kurse me Rusinë, nuk e arriti asnjë fitore. 

Capello 68 vjeç ka vazhduar kontratën me përfaqësuesen e Rusisë në fillim të këtij viti deri në fund të Botërorit të ardhshëm “Rusia 2018”. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014