SELEKTORËT
Paraja nuk sjell sukses
27 June, 2014 @13:32
Se paraja nuk sjell sukses në futboll, është dëshmuar shumë herë edhe në ekipe të ndryshme, por kjo po vazhdon të dëshmohet edhe në Kampionatin Botëror.
Tre trajnerët më të paguar të këtij Kampionati Botëror, Brazili 2014, Fabio Capello, Roy Hodgson dhe Cesare Prandelli, me skuadrat e tyre kanë mbetur jashtë TOP 16 skuadrave.
Capello që udhëheq Rusinë me 6.7 milionë funta rrogë vjetore, Hodgson i Anglisë me 3.5 milionë dhe Prandelli i Italisë me 2.5 milionë - nuk kanë arritur të tetën e finales duke u eliminuar me përfaqësueset që i drejtojnë nga “Brazili 2014”.
Ky fakt, mund të jetë një rast tepër i mirë për selektorin e Meksikës, Miguel Herrera, që me 125 mijë funtat e tij që i fiton për një vjet punë - të kërkojë rritje rroge.