Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALG - RUS

Algjerisë i mjaftoi barazimi

Algjerisë i mjaftoi barazimi


27 June, 2014 @0:00

Algjeria është bërë skuadra e fundit që është kualifikuar në 1/8 e finales të Kampionatit Botëror.

Ekipit të trajnerit boshnjak, Vahid Halilhodzic, i mjaftoi barazimi 1-1 me rivalin e drejtpërdrejtë, Rusinë, për të dalë nga grupi.

Në të vërtetë, algjerianët nuk ishin ata të cilën e filluan mirë ndeshjen, pasi Alexander Kokorin i Rusisë që nga minuta e gjashtë e ngriti skuadrën e tij në epërsi, për të shpresuar në kualifikim.

Mirëpo shpresat e rusëve u shuan në minutën 60’ kur Islam Slimani e barazoi rezultatin, ndërsa kjo ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje.

Me këtë rezultat Algjeria e përfundoi grupin H në pozitën e dytë me 4 pikë, dy më pak se Rusia që përfundoi e treta.

Në ndeshjen e radhës, që do të jetë në kuadër të 1/8 së finales, Algjeria do të ketë punë shumë të vështirë pasi që për kundërshtar do ta ketë Gjermaninë e favorizuar.

Tabelat aktuale të grupeve.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014