Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JANUZAJ

Radha për Januzajn

Radha për Januzajn


26 June, 2014 @21:41

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, ia ka rezervuar një vend për Adnan Januzajn në formacionin startues në ndeshjen e sontme kundër Koresë Jugore.

Januzaj, i cili nuk u aktivizua fare në dy ndeshjet e para grupore të Botërorit me Belgjikën, sonte do ta ketë rastin të debutoj.

Ai do të jetë shqiptari i radhës që do të shkelë në stadiumet e Brazilit në këtë Kampionat Botëror, pas Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit, Admir Mehmedit, Blerim Xhemajlit dhe Shkodran Mustafit.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014