SUSPENDIMI
Përfundon Botërori për Suarezin
26 June, 2014 @15:59
Komisioni disciplinor i FIFA-së ka bërë të ditur suspendimin për Luis Suarezin, i cili kishte kafshuar Giorgio Chiellinin në ndeshjen Uruguaji-Italia.
Uruguaji që ka siguruar të tetën e finales tashmë duhet të vazhdojë aventurën në Brazil pa sulmuesin më të mirë të tyre, pasi që FIFA e ka dënuar sulmuesin e Liverpoolit me 9 ndeshje moslojë për kombëtaren dhe 4 muaj nga futbolli në përgjithësi.
Me këtë ai nëse mbetet në Liverpool përsëri do të mungojë në dy muajt e parë te ekipi i tij në Premier League.