Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOR - BEL

Belgjika kalon Korenë, Januzaj debuton

Belgjika kalon Korenë, Januzaj debuton


26 June, 2014 @23:46

Belgjika ka përfunduar si lidere me pikë maksimale fazën e parë grupore të Kampionatit Botëror Brazil 2014. Belgët arritën ta mposhtin Korenë Jugore me rezultat minimal 1-0.

Goli i fitores erdhi në minutën 78’ nga Jan Vertonghen, i cili u gjend mirë pas reagimit jo të mirë të portierit jugkorean.

Fitores së Belgjikës nuk i pengoi as kartoni i kuq i Steven Defourit, i cili e la me një lojtar më pak skuadrën e tij që nga minuta 45’.

Pasi e kishte siguruar kualifikimin edhe para kësaj ndeshjeje, përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, i dha rast disa lojtarëve të ri, përfshirë këtu edhe kosovarin Adnan Januzaj, i cili e nisi takimin si titullar dhe më pas u zëvendësua në minutën 60’.

Në 1/8 e finales Belgjika do të takohet me SHBA-në, ndërsa Koresë Jugore i mbetet asgjë më shumë përveç se të kthehet në shtëpi me vetëm një pikë të fituar nga tre ndeshjet grupore.

Tabelat aktuale të grupeve.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014