Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË E BOTËRORËVE

Rënie drastike e europianëve

Rënie drastike e europianëve


27 June, 2014 @12:21

Kampionati Botëror po bëhet gjithnjë e më i vështirë për përfaqësueset europiane, derisa latinoamerikanët dhe konfederatat tjera vazhdojnë ngritjen. 

Kjo pasi që nga Kampionati Botëror “Meksika 1986” e tutje, kur janë luajtur të tetat e finales si tash, europianët kanë mbushur mbi gjysmën e përfaqësueseve në TOP 16. 

E në dy Kampionatet e fundit, “Afrika Jugore 2010” dhe “Brazili 2014” është vërejtur një rënie drastike e europianëve në të tetën e finales. 

Te dy Botërorët e fundit janë vetëm 6 europianë që kalojnë fazën grupore dhe arrijnë të tetën e finales. E para këtyre, njëherë 9, të tjerat nga 10 e në “SHBA 1994” kanë qenë 11 përfaqësuese europiane që kanë kaluar në këtë fazë. 

Pa marrë parasysh se ose europianët ose latinoamerikanët janë fitues të Botërorit, rënia e europianëve në TOP 16 nga 10 që ka qenë standardi i gati 30 viteve të fundit në 6 ekipe - është shqetësues për konfederatën që çon më së shumti pjesëmarrës në Botëror. 

Pjesëmarrës në Botëror janë mesatarisht 13 përfaqësuese europiane në vitet e fundit. 



Të mbijetuarit e 2 Botërorëve të fundit:

BRAZILI 2014: Holanda, Greqia, Franca, Gjermania, Zvicra dhe Belgjika;
AFRIKA JUGORE 2010: Gjermania, Anglia, Holanda, Sllovakia, Spanja dhe Portugalia;


Europianët në 1/8 e finales nga viti 1986:

1 MEKSIKA 1986: 10 përfaqësuese europiane *24 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
2 ITALIA 1990: 10 përfaqësuese europiane *24 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
3 SHBA 1994: 11 përfaqësuese europiane *24 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
4 FRANCA 1998: 10 përfaqësuese europiane *32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
5 KOREA DHE JAPONIA 2002: 9 përfaqësuese europiane *32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
6 GJERMANIA 2006: 10 përfaqësuese europiane *32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
7 AFRIKA JUGORE 2010: 6 përfaqësuese europiane *32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror
8 BRAZILI 2014: 6 përfaqësuese europiane *32 skuadra pjesëmarrëse në Botëror

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014