TOP SCORERS
Messi, Neymar, Muller, apo tjetërkush?
27 June, 2014 @14:44
Përveç titullit të Botërorit, edhe lufta për Këpucën e Artë të Botërorit është duke zgjuar interesim të madh te adhuruesit e kësaj ngjarjeje.
Lionel Messi i Argjentinës, Neymar i Brazilit dhe Thomas Muller i Bayern Munchenit, janë treshja kryesuse aktualisht në Botëror me nga 4 gola të shënuara në tre ndeshjet e para të fazës grupore.
Pas tyre, me radhë vinë Arjen Robben, Enner Valencia, James Rodriguez, Karim Benzema, Robin Van Persie dhe Xherdan Shaqiri - me nga tre gola të shënuara.
Tani në të tetën e finales vetëm Enner Valencia i Ekuadorit është eliminuar nga Botërori, derisa futbollistët tjerë janë ende në luftë për golashënuesin më të mirë të “Brazili 2014”.
Messi do të ketë punë me Zvicrën në të tetën e finales, Neymar me Kilin, derisa Muller me Algjerinë nga kryesuesit e shënuesve.
Në anën tjetër në këtë listë mund të vërehet qartë se Holanda ka dy futbollistë në këtë luftë ku Arjen Robben dhe Robin Van Persie me 7 golat e tyre - janë të vetmit nga një përfaqësuese në listën e golashënuesve.