Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA 2 PLAYOUT

Në minutën e 96 shpëtojnë nga rënia

Foto: FCNurnberg/fb

Në minutën e 96 shpëtojnë nga rënia


11 July, 2020 @20:47

Nurnberg kishte fituar ndeshjen e parë të PlayOutit në Bundesliga 2 ndaj Ingolstadtit të Bundesligës 3 2-0 në shtëpi. Fabian Nurnberger kishte shënuar dy herë për këtë fitore, para katër ditësh.

Sot, në përballjen e kthimit të PlayOutit, pas një paraqitjeje tepër të mirë të Ingolstadtit, këta arritën që brenda 66 minutave të thyejnë rezultatin dhe deri në minutën e 90, kur referi dha vazhdim edhe 6 minuta lojë për kohë të humbur, ishin në epërsi 3-0 [Kutschke 53, Schrock 62, Krausse 66].

Mirëpo, në sekondën e fundit, një goditje e Fabian Schleusenerit duke rënë, pas një topi që vinte nga dëbimi - i dha gëzimin e jashtëzakonshëm mysafirëve, që bënë rezultatin përfundimtar 3-1 dhe me rregullin e golit si mysafir, siguruan edhe për një stinor Bundesligën 2.

Kështu Nurnberg siguroi edhe një stinor në Bundesligën 2, ndërsa Ingolstadt me gjithë mundin e sotëm, nuk arriti që të durojë edhe disa sekonda për tu ngritur dhe mbeti në Bundesliga 3.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga