REIMS
Në pritje të Arbër Zenelit
13 January, 2020 @16:58
Kryetari i klubit të Reimsit ku luan mesfushori i Kosovës Arbër Zeneli, Jean-Pierre Caillot, është duke pritur me padurim kthimin e futbollistit pas lëndimit.
“Po na mungon efikasiteti dhe shpejtësia e tij në lojë,” ka thënë Caillot për mediat e atjeshme.
Arbër Zeneli, që u zgjodh lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2018 nga FFK dhe kishte kaluar nga Heerenveeni i Holandës në St Reims të Francës është lënduar gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar dhe kthimi i tij pritet të ndodh tek në mars të këtij viti.
E në mars, Kosova ka ndeshjen më të rëndësishme të saj në vitet e fundit, kur luan PlayOffin e Ligës D të Kombeve, ndaj Maqedonisë Veriore më 26 mars dhe nëse e kalon atë, në finale më 31 mars.
Po qe se Kosova do të arrij t’i fitojë këto dy ndeshje do të sigurojë biletën më të madhe në histori të saj - për EURO 2020.