SUPERCOPA d'ESPANA
Reali fiton Superkupën pas penalltive
12 January, 2020 @21:45
Real Madrid i drejtuar nga Zinedine Zidane-i ka arritur të fitojë trofeun e parë të vitit 2020 në Spanjë, duke fituar sonte Superkupën e Spanjës - në ndeshjet që u zhvilluan në Arabi Saudite.
Pasi që kishin kaluar Valencian në gjysmëfinale, sot është dashur të luajnë 120 minuta lojë dhe të triumfojnë vetëm pas penalltive 4-1 ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid.
Përgjatë 120 minutave lojë topi ishte 53% te Reali ndërsa 47% Atleticoja. Kurse në minutën e 115-të urugujani i Realit Fran Valverde mori karton të kuq të qëllimshëm pasi që ndali rivalin që shkonte drejt golit, thuajse, të sigurt!
Tensionime në ndeshje pat, por në fund, pas nëntë kartonave të shpërndarë nga referi kryesor i duelit Jose Sanchez, Real Madridi me Zidane-in - i kthehen trofeve dhe atë në mënyrën më të mirë.