Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Në rrugë për Moskë!

Në rrugë për Moskë!


17 January, 2022 @14:04

Vedat Muriqi pritet t’i bashkohet CSKA Moskës. Pas njoftimeve të para të pa-konfirmuara, tashmë mediat turke kanë shkruar se drejtori sportiv i lacialëve Igli Tare ka bërë të ditur se Lazio ka marrë ofertë zyrtare nga CSKA Moska për sulmuesin e Kosovës.

Vedat Muriqi kaloi në verën e vitit 2020 te Lazio, por asnjëherë s’arriti të tregohet aty.

Calciomercato gjithashtu ka bërë të ditur se operacioni “Muriqi” ka nisur mes klubeve dhe bisedimet janë duke u zhvilluar, ndërsa jozyrtarisht moskovitët kanë ofruar rreth 10 milionë euro për sulmuesin më të mirë të Kosovës dhe atë me këste, ku fillimisht do të pagohen 2 milionë si huazim këtë stinor, ndërsa pjesa tjetër e shumës me opsion blerjeje në stinorin e ardhshëm. Sipas italianëve, Lazio po kërkon më shumë garancion nga CSKA për blerjen e tij dhe kjo çështje është duke u diskutuar.

“Kemi marrë ofertë zyrtare për Vedat Muriqin. Kaq mund të them për këtë çështje,” është cituar të ketë thënë Tare për mediat.

Në stinorin e kaluar te Lazio Muriqi ka pasur 27 paraqitje me në total 817 minuta lojë në Serie A dhe ka shënuar një gol, derisa trajner ishte Simone Inzaghi.

Këtë stinor, prizrenasi ka pasur 11 paraqitje me në total 206 minuta lojë në Serie A, duke mos shënuar asnjëherë, nën urdhrat e Maurizio Sarrit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A