DRAXLER
Në shënjestër të gjigantëve
28 February, 2013 @16:25
Menaxheri i përgjithshëm i Schalkes, Horst Heldt, ka thënë se disa nga klubet e mëdha europiane janë të interesuar për talentin gjerman, Julian Draxler.
“Shumë skuadra të mëdha europiane po e kërkojnë atë. Kemi pasur edhe negociata me disa skuadra si Inter, Chelsea dhe Manchester United,” ka thënë Heldt për gazetën gjermane Bild.
Draxler ka kontratë me Schalken deri në qershor të vitit 2016, ndërsa përveç skuadrave që i ka përmendur Heldt, interesim ka shprehur edhe Juventusi.
Mesfushori ofansiv i Schalkes këtë stinor ka realizuar 4 gola dhe një asistim në 20 paraqitje për skuadrën e tij në Bundesligë.