COPA DEL REY
Reali kërkon Camp Noun!
28 February, 2013 @9:53
Klubi madrilen që mposhti Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ka kërkuar që finalen ta zhvillojë pikërisht në Camp Nou - në vendin ku ata nxorrën kualifikimin.
Kjo kërkesë e Real Madridit, do të bëhet pasi që në finalen e stinorit të kaluar, finalistët, Barcelona dhe Athletic Bilbao kërkuan që finalja të luhet në stadiumin Santiago Bernabeu të Madridit, si stadium neutral dhe me kapacitet të lartë për tifozët e të dyja palëve.
Kërkesa e finalistëve të stinorit të kaluar ishte refuzuar me arsyetim nga Real Madrid se në datat e finales do t’i renovojë zhveshtoret e klubit dhe u luajt në stadiumin tjetër të Madridit, Vicente Calderon.
Nëse kërkesa e madrilenëve nuk pranohet, ata do të kërkojnë finalen në stadiumin Mestalla të Valencias ose atë Olimpik të Sevillas.
Mirëpo, në anën tjetër, kreu i rivalëve në finale, Enrique Cerezo, ka thënë një ditë më parë se finalja duhet të luhet në stadiumin e tyre, Vicente Calderon, sepse kur ishin takuar dy ekipet e Madridit në finalen e vitit 1992 - ajo u zhvillua në Santiago Bernabeu të Realit (Atletico e kishte mposhtur Realin 2-0, në atë nedshje).
Në fund të fundit, Federata spanjolle do ta ketë fjalën e fundit, në pajtim me Barcelonën.