Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ERLING HAALAND

Në vendin e duhur, për t’i përmbushur ambiciet

Fotot: mancity/tw

Në vendin e duhur, për t’i përmbushur ambiciet


13 June, 2022 @15:03

Erling Haaland ka thënë se është në vend të duhur për të përmbushur ambieciet e veta personale, pasi që kompletoi transferin nga Borussia Dortmund te Manchester City, për një shumë të raportuar prej 51.2 milionë funtave.

Futbollisti 21-vjeçar ka bërë emër në futbollin evropian në vitet e fundit përkundër moshës së re, ndërsa së fundi me ekipin gjerman ka shënuar 86 gola në 89 ndeshje, duke u llogaritur si njëri ndër sulmuesit më premtues në botë.

Norvegjezi ka nënshkruar kontratë deri më qershor të vitit 2027 me kampionin e Anglisë.

“Kjo është një ditë krenarie për mua dhe familjen time,” ka thënë Haaland, djali i ish-kapitenit të Manchester Cityt, Alf-Inge, që luajti për qytetarët në vitet 2000-2003.

“Ka shumë lojtarë të klasit botëror këtu dhe Pep Guardiola është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, kështu që besoj se jam në vendin e duhur për të përmbushur ambiciet e mia,” ka thënë Erlingu pas nënshkrimit zyrtar të kontratës me klubin e tij të ri.

“Dua të shënojë gola, të fitojë trofe dhe të përmirësohem si lojtar dhe për këtë besoj se jam në vend të duhur. Për mua kjo lëvizje është e jashtëzakonshme dhe mezi pres fillimin dhe nisjen e ndeshjeve para-sezonale.”


 
Të gjitha lajmet nga Champions League