GOLI I MESFUSHORIT

Nedim Bajrami shënon në humbjen e Empolit ndaj Romës
23 January, 2022 @20:49
Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka shënuar golin e fundit të ndeshjes në ndeshjen ku ekipi i tij Empoli u mposhtë nga Roma 2-4.
Bajrami ka qenë në fushë për 90 minuta në këtë ndeshje, njëjtë sikurse edhe Ardian Ismajli që luan në mbrojtje të ekipit të Empolit. Si rezervë te Empoli ishin portieri i Kosovës Samir Ujkani dhe Kristjan Asllani i Shqipërisë.
Te Roma, Marash Kumbulla qëndroi përgjatë gjitë lojës në bankën rezervë.
Përndryshe, Bajrami shënoi golin e gjashtë të stinorit në Serie A.
Need a goal vs a big team? Call Nedim Bajram https://t.co/ZOlA9t9AEx pic.twitter.com/Gw5oWWFlYB
— Jjuli (@jjuli_007) January 23, 2022