LIGA E KONFERENCËS
Nëse kalohet Bodo, kundërshtari i Prishtinës është...
12 August, 2021 @14:50
Kampionja e Kosovës, Prishtina, ka arritur një sukses të madh prej futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.
Lojtarët e drejtuar nga Zekirija Ramadani kanë arritur që të marrin epërsi 2-1 në përballje ndaj kampionit të Norvegjisë, Bodo/Glimt në Fadil Vokrri dhe sonte prej orës 18:00 do të luajnë ndeshjen e kthimit atje.
Prishtina ka shpresa për të arritur historinë dhe për të siguruar PlayOffin e Ligës së Konferencës.
Në PlayOff fituesin e dueleve Prishtina-Bodo e pret humbësi i përballjes Mura (Slloveni) - Zalgiris (Lituani), që në letër janë më pak të vlerësuar sesa norvegjezët.
Sidoqoftë, Prishtinën sot mund ta pret historia, ndërsa më pas edhe dueli jetik, për të arritur fazën grupore në edicionin e parë të Ligës së Konferencës, finalja e së cilës luhet në vitin e ardhshëm në Air Albania të Tiranës.