PARA NDESHJES: MONACO-CITY
Nëse s’shënojmë, eliminohemi
15 March, 2017 @9:52
Dueli që kënaqi gurmanët e futbollit në ndeshjen e parë, Manchester City - Monaco, sonte do të ketë shfaqjen e dytë dhe vendimtare buzë Detit Mesdhe.
5-3 përfundoi ndeshja e parë në të mirë të Cityt, ndërsa kësaj radhe trajneri Pep Guardiola vazhdon të besojë se ekipi përsëri duhet të shënojë gola.
“Definitivisht e ndiej se nëse nuk shënojmë gola, ne do të eliminohemi. E nisim me avantazh ndeshjen, por duhet të jemi maksimalisht të koncentruar, pasi që e pamë se sa e rrezikshme është Monacoja,” ka thënë Guardiola para ndeshjes.
Nëse nuk shënojmë, eliminohemi
- Guardiola, City
Në anën tjetër, Monacoja beson se nuk do ta ketë vështirë ta rikthejë rezultatin, por e di kë e ka përballë dhe nuk guxon të hapet shumë.
“Nuk frikësohem fare nga ndeshjet e tilla. Më vështirë është kur ke përballë një ekip të dobët dhe je favorit. Sonte do të luajmë për t’i kënaqur tifozët,” ka thënë Leonardo Jardim, trajner i Monacos para duelit të sontëm.
PIKAT KRYESORE:
-Monaco me 2-0 siguron kualifikimin;
-Falcao e Aguero kanë shënuar nga 2 gola në duelin e parë mes tyre;
-Monaco po kërkon çerekfinalen e dytë brenda 3 stinorëve në Ligë të Kampionëve;
-City ka fituar vetëm një ndeshje si mysafir në Europë, nga 6 të zhvilluara të fundit.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Monaco: Subašić; Sidibé, Raggi, Jemerson, Mendy; Silva, Bakayoko, Fabinho, Lemar; Mbappé, Falcao.
Manchester City: Caballero; Sagna, Stones, Otamendi, Clichy; Fernandinho; Sterling, De Bruyne, Silva, Sané; Agüero.