DISCIPLINA
8 pika në disciplinoren e FFK-së pas xhiros XXI
14 March, 2017 @18:29
Pas shqyrtimit të raporteve të zyrtarëve të ndeshjeve FFK ka bërë të ditur se ka inicuar procedurë disciplinore për:
1. Granit Kolshi, lojtar i KF Besa, motivi - sharje ndaj gjyqtarit kryesor pas përfundimit të ndeshjes.
2. Sadri Berisha, mjek i KF Besa, motivi - fyerje dhe sharje ndaj gjyqtarit kryesor, si dhe nxitës kryesor i situatës së krijuar në zhveshtore.
3. Ismet Gashi, mbështetës për siguri, motivi - fyerje dhe sharje ndaj gjyqtarit kryesor, si dhe nxitës kryesor i situatës së krijuar në zhveshtore.
4. Granit Koci, zyrtar i KF Drenica, motivi - largim nga banka, reagim në vendimet e gjyqtarit në pjesën e parë.
5. Fidaim Haxhiu, nd. trajner i KF Trepça, motivi - largim nga banka pas min. 90, sharje ndaj gjyqtarit kryesor dhe refuzim për disa minuta për tu larguar nga banka.
6. Besim Haxhiu, zyrtar i sigurisë në ndeshjen KF Trepça - KF Prishtina, motivi - sharje dhe ofendim ndaj gjyqtarit kryesor.
7. Ajet Shosholli, kryetrajner i KF Trepça, motivi - ofendim ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes.
8. KF Trepça - motivi - lëshim të pjesshëm në organizim të ndeshjes. Hedhje e flakadanëve në fushë si dhe fyerje në kor ndaj ekipit mysafir.
Të gjitha këto të dhëna janë publikuar në faqen zyrtare të FFK-së, ndërsa janë bazuar në raportet e zyrtarëve të ndeshjes.