Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË

Nevillët

Nevillët


Shkruan: Luan Morina

4 December, 2015 @19:46

Fundjava nis nga sonte me derbin Lazio - Juventus, për të vazhduar me ndeshje interesante nga Bundesliga, Premier League dhe La Liga. 

1. Lazio – Juventus (e premte, ora 15n9)

Një pyetje duhet të shkoj në mendjen e fansave të Serie A tani e tutje – kush do të ndal Juventusin? Me aktivizimin e Dybalas, kthimin në formë të Moratas, dhe adaptimin e lojës pa yjet kryesore të mesfushës, skuadra e Allegrit është vështirë të ndalet tani e tutje. Për dallim nga pjesa tjetër e kreut, Juventus zakonisht nuk lejon befasi kundër skuadrave inferiore.

Në anën tjetër Lazio është skuadër e çuditshme. Kanë pronar të çuditshëm, trajner të çuditshëm me vendime edhe më të çuditshme. Sigurisht nuk janë dikush që mund të ndal Juventusin. Por, të shohim a do të fitoj Juventusi aq lehtë sonte.

2. Wolfsburg – Dortmund (e shtunë, ora 6e30)

Gjithnjë e kam përmendur që lufta kryesore në Bundesligë do të jetë për tri pozitat e dyta. Dortmund është rehatuar në krye por ka bërë lëshime javëve të fundit, sidomos kundër Hamburgut. Wolfsburg ka gjetur veten për merak pas De Bruyne, por edhe tek këta lodhja ka nisur të shfaqet kur nevojitet më së paku.

Rëndësia e ndeshjes me Dortmund nuk është aspak e barabartë me rëndësinë e ndeshjes kundër Manchester United. Mund të presim një Wolfsburg që nuk do të lëshohet i tëri në sulm, duke provuar të mbaj rezerva për mesjavë. Falë Manchesterit, Dortmund mund ta ketë më të lehtë të mposhtë ‘ujqit’.

3. Monchengladbach – Bayern (e shtunë, ora 3e30)

Është intriguese të shohim Bayernin kundër ekipeve si Monchengladbach. Mungesa e ‘thellësisë’ në pozicione ka nisur të jap shenjat e para, sidomos javën e kaluar kundër Hoffenheim. Skuadra e Xhakës ka një punë jo të lehtë edhe në mesjavë, dhe ngjashëm si Wolfsburg mund të shfaqet me angazhim të rezervuar në fushë. 

E Bayerni është interesant të shohim se me çfarë formacioni do të shfaqet në fushë, çfarë eksperimentesh do të bëj Guardiola, dhe sa me sa do të fitojnë.

4. Manchester Utd – West Ham (e shtunë, ora 4)

Ndoshta vitin e ri United do ta pres me trajner tjetër! Këtë do ta vendos Wolfsburgu. Loja e mërzitshme e Van Gaalit nuk është për fansat e United. Anglezët dëshirojnë futboll të mirë më shumë se tituj e sukses. Van Gaal nuk është i prirë të ofroj as njërën as tjetrën.

Bilic ka shkaktuar kokë-dhembje për të gjithë trajnerët e skuadrave të mëdha. Ka dështuar të bëj këtë me skuadra të barabarta me West Ham. Duket sikur kanë zbuluar strategjinë e Bilicit dhe tani e kanë më të lehtë ta përballojnë. Mezi pres të shoh qëndrimin që do të marr kroati kundër një skuadre që pëlqen të mbrohet për pjesën më të madhe të ndeshjes.

5. Valencia -  Barcelona (e shtunë, ora 8e30)

Moyes ishte i tmerrshëm. Nejse, Sociedad nuk është si Valencia. Por, kjo veçse shton presionin mbi Nevillët. Nuno Espirintu Santu kishte dështuar të kompozoj ekipin që kishte sjell aq shumë lojtarë të shtrenjtë. Tani të pozicionuar në pjesën e gabuar të renditjes, dhe në rrezik për tu eliminuar nga Champions nga një skuadër si Gent, Valencia duhej të ndryshonte diçka. Por, me pa përvojën e Gary Neville si trajner, nuk pres ndryshim të menjëhershëm. Aq më pak kundër Barcelonës.

Skuadra e Enriques si zakonisht shkon në drejtim të kundërt me motin. Sa më shumë që ftohet moti, aq më shumë nxehet Barcelona. Mjerë ata që iu dalin para këta muaj. Mjerë Valencia e Neville!


JAVIER ZANETTI TREGON SI FITOHET SCUDETTOJA

Kështu Interi e fiton Scudetton

Serie A

Kështu Interi e fiton Scudetton

04/12/15 @ 10:01

NUK KA PUSHIM TE FERRONIKELI ENDE

Kampioni vazhdon stërvitjet

FFK Superliga

Kampioni vazhdon stërvitjet

04/12/15 @ 09:01

NUMRI I SKUADRAVE NË BOTËROR, RRITET

Botërori me 40 përfaqësuese

Russia 2018/International

Botërori me 40 përfaqësuese

03/12/15 @ 14:12

RENDITJA E RE E FIFA-së

Edhe një rënie e vogël

Shqipëria/International

Edhe një rënie e vogël

03/12/15 @ 11:08

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42


 
Të gjitha lajmet nga International