SHTERRIN SHPRESAT E EVERTONIT

Newcastle pranë Ligës së Kampionëve
28 April, 2023 @0:17
Newcsatle United ka bërë hap të madh drejt pjesëmarrjes në Ligë të Kampionëve stinorin tjetër, duke i shkaktuar humbje demoralizuese Evertonit, që është futur në zonën e rënies në Premier Ligë.
Një fitore pa telashe në Goodison Park, mban ekipin e Eddie Howe-it në vend të tretë, tetë pikë mbi Tottenhamin që është i pesti dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar, në luftën për garën elite të futbollit evropian.
Everton 1-4 Newcastle United [McNeil 80 - Wilson 28, 75, Joelinton 72, Murphy 81]
TABELA:
3. Newcastle 62p.
4. Man Utd 60p.
5. Tottenham 54p.