Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO vs BARÇA

Neymar e Godin, kthehen për derbi

Neymar e Godin, kthehen për derbi


10 January, 2014 @22:04

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi të fundjavës ndaj Atletico Madridit, kanë njoftuar nga klubi katalonas sonte. 

Neymar i cili mungoi në ndeshjen ndaj Getafes në Copa del Rey, morri në pjesë në stërvitjet e Barcelonës së fundi dhe pritet që të jetë në formacion të Gerardo Martinos, mirëpo nuk besohet se do të inkuadrohet në 11-she të parë të Barçës. 

Në anën tjetër, edhe Atletico Madrid pritet ta ketë në dispozicion mbrojtësin uruguajan Diego Godin për ndeshje. Godin, i cili pësoi një goditje në ndeshje të Copa del Rey ndaj Valencias, ka arritur që të kthehet në stërvitje derisa trajneri Diego Simeone beson se ai do të jetë i gatshëm për 11-shen e parë. 

Atletico Madrid dhe Barcelona takohen nesër mbrëma në ora 20:00 në kuadër të derbit të kryesuesve të La Ligas. Barcelona dhe Atletico Madrid kanë pikë të njejta dhe vetëm në saje të goldallimit më të mirë, Barcelona është në vendin e parë. 

Në tre takimet e tyre të vitit 2013, Barcelona ka një fitore dhe të tjerat kanë përfunduar me barazim. Fitorja e Katalonasve është shënuar në kuadër të stinorit të kaluar, derisa dy barazimet kanë qenë pjesë e Superkupës, me ç‘rast Barcelona i fitoi finalet në saje të golit si mysafir. 

Kjo është ndeshja e parë e tyre në kuadër të La Ligas për stinorin aktual. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga