Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I VUSHTRRISË, PAS NDESHJES

Nikaj: Edhe në ndeshjen tjetër, me zemër

Foto: samuelnikaj/fb

Nikaj: Edhe në ndeshjen tjetër, me zemër


21 May, 2022 @20:37

Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, ka qenë jashtëzakonisht i emocionuar me fitoren e arritur sot ndaj Lirisë në ndeshjen e barazhit, që i jep mundësi vushtrriasve për të shpresuar në Superligë në duelin e radhës.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Nikaj ka thënë se puna nuk ka përfunduar këtu dhe se edhe në ndeshjen tjetër duhet të paraqiten lojtarët me plotë zemër.

“Emocioni është shumë i madh. Është diçka krejtësisht e veçantë. Dua të them se ende nuk kemi arritur asgjë. Edhe lojën tjetër duhet të luajmë me zemër dhe për atë do të punojmë,” ka thënë ndër të tjera Nikaj.

Vushtrria eliminoi Lirinë pas penalltive në barazhin e Ligës së Parë, 5-3, pasi që ndeshja shkoi në vazhdime.

Tash, Vushtrria pret të mësojë kundërshtarin e radhës në ndeshjen finale - që më 28 maj ia siguron njërës palë Superligën 2022/23. Vushtrria aty ndeshet me ekipin që përfundon në pozitën e tetë të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë