Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT ONLINE

Nis shitja online e biletave për Kosova - Irlanda Veriore

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Nis shitja online e biletave për Kosova - Irlanda Veriore


6 June, 2022 @23:10

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e dytë të Kosovës si vendas në Fadil Vokrri në kuadër të Ligës C të Kombeve, ndaj Irlandës Veriore.

Biletat dhe rregullat për t’i blerë ato mund t’i shihni KËTU, ndërsa në përgjithësi kjo është ndeshja e tretë e Kosovës në Grupin 2, ku nga dy ndeshjet e para ka regjistruar një fitore dhe një humbje.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE

Dueli Kosova - Irlanda Veriore është e para në histori për të dyja vendet në futboll, kurse luhet të enjtën më 9 qershor me fillim në ora 20:45 në Fadil Vokrri të Prishtinës.

Në ndeshjet e para të saj në grup, Irlanda Veriore ka humbur nga Greqia, ndërsa së fundi barazoi ndaj Qipros dhe ka një pikë nga dy ndeshjet e para.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve