Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSTRAKLASA

Nisin stërvitjet, Ekstraklasa rinis më 30 maj

Nisin stërvitjet, Ekstraklasa rinis më 30 maj


25 April, 2020 @16:57

Kryeministri i Polonisë i ka dhënë leje futbollit. Mateusz Morawiecki ka thënë se futbolli mund të rinis në Poloni në fund të muajit maj, por pa publik.

“Kemi bërë të gjithë planin për të arritur deri te ndeshja e parë e stinorit në vazhdim, që pritet të jetë kah fundi i majit. Planin e kemi hartuar me Ministrin e Sportit dhe të Shëndetësisë, sikurse me organizatat përkatëse sportive,” ka thënë Morawiecki, transmeton WorldFootball.

Lojtarët që luajnë në Ekstraklasan polake janë në izolim që prej mesit të muajit mars, ndërsa përgatitja e tyre fizike pritet të kthehet në normale vetëm kah fundi i stinorit, por sidoqoftë, ekipet janë pajtuar.

Deri në fund të stinorit të rregullt të Ekstraklasës polake kishin mbetur edhe katër xhiro, ndërsa ekipet luftojnë që të ngriten në tetëshen e parë dhe të largohen nga tetëshja e poshtme e tabelës.

Tetë të parat pastaj luajnë për titull dhe dalje në gara evropiane, ndërsa tetëshja e fundit për t’i ikur rënies nga elita.

Ekstraklasa


 
Të gjitha lajmet nga International