NERAZZURRI
“Një hap para në karrierë”
4 July, 2014 @17:53
Qendërmbrojtësi serb, Nemanja Vidic, është prezantuar sot si përforcim i ri i Interit në konferencë për media.
Transferi nga Manchester Unitedi, e ka quajtur si një hap para kalimin në Inter duke shtuar se është shumë i kënaqur që iu bashkua Interit.
“Ky projekt është një hap përpara për mua. Futbolli anglez është ndryshe dhe kjo nuk do të thotë se futbolli italian është më i lehtë për t’u luajtur,” tha Vidic.
Serbi gjithashtu foli edhe për synimet e Nerazzurrëve për sivjet, duke pasur parasysh se ekipi zikaltër nuk do të marrë pjesë në garën më të fortë europiane, Ligën e Kampionëve.
“Ne nuk do të jemi në Ligën e Kampionëve, por do të jemi në Europa League dhe në 3 gara të ndryshme ku do të luftojmë. Në Manchester United unë kam arritur gjithçka dhe tani jam këtu sepse dua që ta sprovoj veten përsëri,” përfundoi serbi 32 vjeçar.