Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Një Milan që s’dorëzohet, me përmbysje arrin gjysmëfinalen!

Një Milan që s’dorëzohet, me përmbysje arrin gjysmëfinalen!


28 January, 2020 @23:18

Nga 1-01-2 e më pas nga 1-24-2.

Kështu shkoi ndeshja mes Milanit dhe Torinos sonte, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale të Coppa Italia.

Në ndeshjen që filloi duke e nderuar legjendën Kobe Bryant, një rossoner i flaktë, skuadra rossonere ishte shumë pranë humbjes, me torinezët që kishin epërsi 1-2 deri në çastet e fundit të ndeshjes. E në minutat shtesë të ndeshjes, ishte Calhanoglu (90+1’) ai që e barazoi rezultatin në 2-2, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

I njëjti lojtar (106’) shënoi për 3-2 edhe gjatë vazhdimeve, para se Zlatan Ibrahimovic të shënonte (109’) për 4-2 dhe ta vuloste kualifikimin e Milanit në gjysmëfinale të Kupës.

Në gjysmëfinale të Kupës Milani do të takohet me Juventusin, që kaloi tutje duke e mposhtur Romën, kurse në gjysmëfinalen tjetër Napoli do të përballet me fituesin e duelit Inter vs. Fiorentina.

Sa për t’u përmendur, Samir Ujkani edhe sonte ishte rezervë e papërdorur te Torino.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A