OPTIMIZËM NË GJILAN
Një trofe, do të jetë i Gjilanit
4 March, 2016 @22:13
Qëndrim Dautaj që erdhi në afatin kalimtar të janarit te Gjilani nga Besa, ka thënë se në fund të stinorit një trofe do të jetë i bardhekuqëve nga Gjilani.
“Njëri nga trofetë, Kupa ose titulli kampion do të vijnë në Gjilan,” ka thënë Dautaj, transmeton gazeta Sheshi sot.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS
Gjilani do të luaj pikërisht ndaj ish ekipit të Dautajt, Besës, të dielën në Gjilan. Ekipi i Bylbyl Sokolit, pret me optimizëm këtë ndeshje, që pritet të jetë mjaft interesante.