5 PËR VIKEND
‘Reset’ i Florentino Perezit
Shkruan: Luan MORINA
4 March, 2016 @21:27
Real Madridi, Arsenali… dhe mundësia e artë e Borussia Dortmundit për t’i sjellë telashe të vërteta Bayernit.
1. Tottenham – Arsenal (e shtunë, ora 15n2)
Të mos fitoj Arsenali titullin këtë vit është shkatërruese për Wengerin. Tifozët nuk do të kënaqen vetëm me një FA Cup, ndërkohë lojtarët po bien të lënduar edhe po ti frynte ndokush në rrugë. Arsenali është duke shkuar kah maji për një mrekulli eventuale pak të arritshme. Ose kah një shkapërderdhje totale. Sanchez mirë e ka thënë – mungon shpirti, mungon lideri në fushë.
E vetmja gjë që mund të lëndoj fansat e Arsenalit më shumë se asnjë titull, është titulli i Tottenham. Dhe me pak fat e ndarje të rregullt të prioriteteve mund të kenë titullin. Cityn e kanë mposhtur me plot mëritë. Tani e ka radhën Arsenali.
2. Sporting – Benfica (e shtunë, ora 15n10)
Kampioni rekordmen portugez ka një problem kohëve të fundit – të mposht Sportingun. Që nga kohët kur Juan Jesus ishte në stolin e Benfica, një stol ndër më të pafatët këtë dekadë në futboll – të gjitha finalet e humbura, disa edhe në kohë shtesë, Benfica kishte problem të mposht Sportingun.
Që kjo të ndryshoj këtë të shtunë duket pak e mundshme, sidomos pas humbjes së tyre ndaj Portos dhe përgatitjet për Champions kundër Zenit. E Juan Jesus meriton një titull, së paku këtë sezon kur Porto e Benfica nuk janë në ‘formën’ e tyre të zakonshme.
3. Dortmund – Bayern (e shtunë, ora 6e30)
Mainzi ka mundësi të ketë hapur luftën për titull në Bundesligë, por vetëm nëse Dortmund fiton kundër Bayernit. Vendasit në Signal Iduna Park kanë 7 fitore radhazi, kanë shënuar 2 gola në 14 nga 15 ndeshjet e fundit, nuk kanë pranuar gol në 5 nga 6 ndeshjet e fundit. Bayern nuk ka humbur 11 nga 12 ndeshjet e fundit në udhëtim, por nuk janë edhe të panjohur për humbjen.
Me fitore të Bayernit të shtunën, Mainzi mund ta mbyll luftën për titull javën e ardhshme kundër Dortmundit. Por, së paku do të duhej të shihnim një ndeshje që nuk do të na kursente me gola.
4. Sassuolo – Milan (e diel, ora 3)
Sassuolo është shndërruar në një ‘verem’ për Milanin. I njohur si ekipi që nisi një revolucion tek Milani me shkarkimin e Allegrit, Sassuolo gjithë ju jep probleme, jashtë e brenda rossonerëve. Të mposhtin Sassuolon dy herë në vit do të ishte diçka apokaliptike për Milanin. Mbi të gjitha do të ishte sigurimi i vizës për në Evropë.
Me kualifikimin në finale të Kupës dhe 6 pikë larg pozitës së shtatë, me fitore eventuale 9 pikë, Milani mund të mos brengoset më për ndjekësit që do të mund ta largonin nga Evropa, aty ku e ka vendin, para ekipeve si Torino, Sassuolo, e edhe Lazio që vetëm fal fatit po ecën tutje në Europa League.
5. Real Madrid – Celta (e shtunë, ora 4)
Celta nuk është ajo e fillimit të sezonit. Por, janë të aftë për të lënduar Realin në këtë gjendje në të cilën është. Florentino Perez ndoshta ka bërë Realin në dy periudha të ndryshme kampion të Evropës, por ka krijuar më shumë një ‘ekip marketingu’ se sa një perandori futbolli. Manovrimet me lojtarë e trajnerë, ndryshime të shumta, thjesht nuk ka rehati në ekip, sidomos tek fansat. Ndoshta po nis një periudhë renovimi me Zidane dhe largimin eventual të Ronaldos e Ramosit (këtë do e mbaja), por të shtypësh ‘reset’ çdo qershor nuk është ide e mirë. Le të mësojnë nga Berlusconi.
Do të jetë interesante të shohim reagimin e lojtarëve në fushë dhe kthimin eventual të Bale. Gjithashtu puna me Romën nuk është e kryer.