PLAYER RATINGS
Notat e futbollistëve të Kosovës nga mediat angleze
11 September, 2019 @11:55
Pas duelit ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, ku vendasit fituan 5-3 dhe shënuan të katërtën fitore me radhë në grup, mediat angleze kanë dhënë edhe notat për futbollistët që u paraqitën mbrëmë në ndeshje.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
The Guardian ka notuar kështu futbollistët e Anglisë:
Jordan Pickford 6, Trent Alexander-Arnold 6, Michael Keane 4, Harry Maguire 4, Ben Chilwell 6, Declan Rice 6, Jordan Henderson 6, Ross Barkley 5, Raheem Sterling 9, Harry Kane 8, Jadon Sancho 8.
Zëvendësuesit e Anglisë, Mason Mount dhe Marcus Rashford nuk janë notuar pasi që kishin pak minuta në fushë.
Sa i përket futbollistëve të Kosovës, notat që kanë marrë ata janë:
Arijanet Muric 6 - gjithmonë do të mbajë mend mbrojtjen e penalltisë së Harry Kane’it. Nuk mori mjaft përkrahje nga katërshja mbrojtëse.
Mërgim Vojvoda 2 - I torturuar nga Sterling. Nata e tij u kthye në tmerr kur shtoi edhe autogolin në llogari të tij.
Amir Rrahmani 4 - Kapiteni u humb nga Kane’i në barazim, ndërsa u turpërua nga Sterling dhe dha penallti për Anglinë. Plus karton i verdhë.
Fidan Aliti 4 - Qendërmbrojtësi i Kosovës shpërtheu te referi pas autogolit të Vojvodës. Ai dëshironte të ndalej loja pasis që u ndesh me Arnoldin. I ndëshkuar me karton të verdhë.
Florent Hadërgjonaj 4 - Mbrojtësi i Huddersfieldit ishte i shpejtë dhe i ndihmonte sulmit shumë në fillim, derisa ra në dorë të lojës së Sanchos.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Idriz Voca 5 - Mesfushori kishte vështirësi për t’i bërë ballë sulmeve të shpejta të Anglisë dhe u zëvendësua në pjesë të dytë të ndeshjes.
Besar Halimi 6 - Gjithmonë kërkonte topin dhe e përdori mirë shumë herë. Punoi shumë. Performancë e mirë.
Florent Muslija 5 - Do të duhej t’i ipte më shumë përkrahje Vojvodës që nuk arrinte të mbulonte krahun. I zëvendësuar në pushimin e pjesëlojës.
Bersant Celina 5 - Sulmuesi i Swanseat e kishte vështirë t’i ikte Rice’it. I pafat në tentimin e tij për të zbritur epërsinë në një gol.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Valon Berisha 7 - Dy përfundime shumë të mira të krahut të Lazios i dhanë Kosovës shumëçka për të mbajtur mend dhe i nxorri në pah dobësitë e mbrojtjes së Anglisë. I ndëshkuar me karton.
Vedat Muriqi 7 - Sulmuesi trupmadh kishte lojë të mirë. Krijoi dy golat e Berishës para se të fitonte një penallti, të cilën e konvertoi në gol.
ZËVENDËSUESIT:
Leart Paqarada 6 - U fut në minutën e 46-të. I ndëshkuar për protestë të ashpër ndaj penalltisë së Anglisë.
Anel Rashkaj 6 - Ndihmoi në rikthimin e qetësisë në mesfushë pasi që zëvendësoi Vocën në minutën e 59-të të takimit.
Florent Hasani, pa notë, pasi që u fut në 5 minutëshin e fundit të lojës.
i:
Notat dhe përshkrimi i performancës, nga The Guardian. |