Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Nuhiu: I shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre

Foto: DritaFC/fb

Nuhiu: I shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre


25 May, 2022 @15:41

Ardian Nuhiu, trajneri i Dritës, në konferencën për shtyp një ditë para finales së Kupës së Kosovës ka thënë se ekipi i tij do të mundohet të shfrytëzojë pikat e dobëta të rivalit, për ta fituar Kupën.

Drita ka fituar Kupën herën e vetme, në vitin 2001.

RRUGA DERI NË FINALE

“Unë kam besim te skuadra ime dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kundërshtari është ekip i shkëlqyer, kanë sulmin e mirë. Ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të tyre. E duam trofeun, për të gjithë. Dueli kërkon përqëndrim maksimal, ndërsa ne jemi të përgatitur qoftë edhe për vazhdime e penallti,” ka thënë ndër të tjera trajneri i Dritës sot.

Finalja e Kupës së Kosovës Drita-Llapi luhet nesër mbrëma në Fadil Vokrri të Prishtinës. Drita dhe Llapi kanë nga një Kupë të fituar në histori, ndërsa mbrojtës aktual i Kupës është pikërisht Llapi.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës