Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Nuhiu: Ishim më kërkues për fitore

Nuhiu: Ishim më kërkues për fitore


7 March, 2021 @16:50

Skuadra e Dritës arriti të dalë me kokën lartë nga ndeshja shumë e vështirë përballë Feronikelit, të cilin e mposhti me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar në kohën shtesë nga zëvendësuesi, Festim Alidema.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se ekipi i tij luajti me kundërsulme dhe ishte më kërkues për fitore, derisa shprehu edhe kënaqësinë e tij për golin e Alidemës, të cilin e lëvdoi për angazhimin për të ardhur deri këtu.

“Kemi ditur se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Kemi luftuar shumë gjithashtu. Por sot deshëm që kundërshtari të ketë topin dhe ne të provojmë kundërsulmin. Mendoj që kemi pasur raste në pjesën e parë për të ndëshkuar edhe me kundërsulme, por nuk arritëm. Megjithatë mendoj se kemi qenë më kërkues se kundërshtari dhe më shumë e kemi dashur fitoren.

Dua t’i përgëzoj futbollistët për atë që kanë luftuar shumë. Goli në ato minuta pa diskutim që sjelli emocion. Më gëzon fakti që e realizoi Festim Alidema, i cili ka punuar shumë për të ardhur kjo ditë dhe më vjen mirë që e arriti këtë. Po ashtu më vjen mirë që shënuam dhe arritëm 3 pikëshin,” tha ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga