CHAMPIONS LEAGUE

Nuk dëgjohej asgjë
21 November, 2012 @20:45
Humbja e Manchester Unitedit mbrëmë nuk është parë si fund i botës nga Sir Alex Ferguson, pasi që ‘plaku’ e din shumë mirë se pse i futi të rinjtë në lojë dhe çka fiton Manchesteri pas disa vitesh.
Mirëpo, të luash lojën normale është tepër e vështirë aty. Kështu, së paku ka thënë mesfushori i Manchesterit, Darren Fletcher, i cili thotë se kanë pasur probleme të dëgjojnë njeri-tjetrin në fushë.
“Edhe fjalët më të thjeshta si ‘mbrapa’ dhe ‘kthehu’ nuk janë dëgjuar aspak në fushë. Kemi pasur probleme në komunikim shumë për shkak të zhurmës, por besoj se problemi kryesor ka qenë fusha, nuk ka qenë e mirë,” ka thënë Fletcher sot për The Sun.