Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROBBEN

Nuk do të largohet kurrë

REUTERS/Michael Dalder

Nuk do të largohet kurrë


17 October, 2012 @12:56

Presidenti i Bayern Munchenit, Uli Hoeness, është deklaruar se futbollistit holandez, Arjen Robben, do të mbetet te bavarezët deri në fund të karrierës.

Përfaqësuesi holandez ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2015 dhe klubi gjerman nuk e ka në mend ta largoj ish futbollistin e Real Madridit dhe Chelseat.

“Arjen Robben është njëri ndër futbollistët më të mirë që ka luajtur në Bayern dhe kjo është arsyeja se përse dëshirojmë ta mbajmë atë përgjithmonë,” ka thënë Hoeness për AZ.

“Ai ka pasur performancë të jashtëzakonshme për Bayernin vite me radhë. Ai ka ndihmuar që ne të shkojmë në çerekfinale dhe më pas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2010,” shtoi presidenti i bavarezëve.

Robben momentalisht është duke e rikuperuar lëndimin e tij dhe 28 vjeçari mund të rikthehet për Bayernin këtë fundjavë në ndeshjen e Bundesligës kundër skuadrës Fortuna Dusseldorf.


 
Të gjitha lajmet nga