KOMBËTARJA

REUTERS/ Arben Celi
Nuk ndalemi!
9 May, 2013 @12:42
Shqipëria, e cila është duke e përjetuar periudhën më të mirë të saj në futboll, vazhdon ta shkruaj historinë duke thyer rekordet e njëpasnjëshme.
Kombëtarja kuqezi në renditjen e re të FIFA-së ka përparuar edhe për 5 pozita duke u renditur në vendin 43. Kuqezinjtë muajin e kaluar ishin në pozitën 48, që ishte rekord historik, ndërsa me renditjen e këtij muaji, kombëtarja shqiptare e rishkruajti historinë.
Ekipi i Gianni De Biasit madje e ka lënë pas edhe përfaqësuesen e fortë të Turqisë, e cila gjendet një pozitë më poshtë se Shqipëria.
Ndeshja e ardhshme e kombëtares do të jetë më 7 qershor ndaj Norvegjisë në Tiranë.