MEDIA

REUTERS
Moyes në vend të Fergusonit
9 May, 2013 @0:55
Sipas njoftimeve të fundit nga mediat angleze dhe kanali televiziv Eurosport, David Moyes, trajneri aktual i Evertonit, pritet të konfirmohet nga Manchester United si zëvendësues i Sir Alex Fergusonit që morri vendimin për pensionim sot.
Ardhja e Moyesit në krye të Manchester Unitedit shihet si një potez i sigurtë nga mediat angleze, pasi që skocezit i skadon kontrata me Evertonin këtë verë dhe zyrtarizimi i tij nuk do të vonohet më shumë se dy ose tre ditë, thotë Eurosport.
Skocezi Moyes 50 vjeçar, është pëlqyer gjithmonë nga Fergusoni dhe tani më senzacion do të ishte po të mos vjen ai por dikush tjetër në vend të Sir’it 71 vjeçar.