Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Lazio europiane fundos Interin

REUTERS/Alessandro Garofalo

Lazio europiane fundos Interin


8 May, 2013 @23:21

Skuadra e Lorik Canës, Lazio, ka arritur të shënojë fitore madhore në Milano sonte ndaj Interit të humbur këtë stinor. 

Një kiks i portierit slloven, Samir Handanovic, ka mundësuar që krosimi i Sergio Floccarit të shndërrohet në gol për avantazhin e parë të Lazios në ndeshje. Ndërsa pas barazimit të Ricky Alvarezit, për ekipin e Andrea Stramaccionit, kanë qenë përsëri biancocelestët që kanë shënuar dy herë për të vulosur fitoren dhe për të marrë tre pikë të rëndësishme për luftën europiane të tyre. 

Braziliani Hernanes ka shënuar nga penalltia në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa një super goditje e nigerianit, Ogenyi Onazi, ka gjetur këndin e epërm të Handanovicit në minutën e 77-të, që ka fundosur tërësisht Interin këtë stinor. 

Lorik Cana ka qenë gjatë gjithë ndeshjes në fushë dhe është dalluar me luftën e tij në fitoren e madhe të Lazios. 



SERIE A - Sonte

Inter - Lazio 1-3 Alvarez 34' - Floccari 22', Hernanes 45', Onazi 77'

 
Të gjitha lajmet nga Serie A