Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Fergie po shkon!

REUTERS

Fergie po shkon!


8 May, 2013 @10:20

Sir Alex Ferguson që ka fituar gjithçka me Manchester Unitedin në karrierën e tij gati 30 vjeçare si trajner vetëm te djajtë e kuq, mendon ta lë klubin pas 27 vitesh udhëheqje. 

E përditshmja The Telegraph ka shkruar se Fergie 71 vjeçar dëshiron ta lë skuadrën që në ndeshjen e radhës me Swansea Cityn. 

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është favorit kryesor për ta zëvendësuar atë, por në hesape është edhe Jose Mourinho. 

Për të njejtën gjë kanë shkruar edhe Daily Mail dhe The Sun sot. Ku njëra ka spekuluar për emrat e ardhshëm që do ta zëvendësojnë David Moyesin në Everton. Edhe bastoret angleze kanë ulur kuotën në 7-4 për largim të Fergusonit, derisa ardhja e Moyesit është kuotuar 11-10.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League