LAZIO

Lazio Official
Lulic lexon Enver Hoxhën
8 May, 2013 @9:19
Treni me futbollistët e Lazios është nisur dje nga Roma për në Milano, ku skuadra e Lorik Canës, Lazio do të takohet me Interin në derbin e xhiros.
Mirëpo, derisa fotografisti zyrtar filloi t’i fotografonte lojtarët në tren, kur arriti në kabinën ku qëndronte kosovari Lorik Cana, ai zuri në foto Senad Lulicin e Bosnjës duke lexuar librin e Blendi Fevziut për Enver Hoxhën, që çoi interesim të jashtëzakonshëm te fansat lacial.
Por e tëra besohet të jetë një shaka pasi që Lulic është munduar të duket serioz, thuajse po lexon libër, derisa këtë besohet t’ia ketë marrë Lorikut, i cili në atë moment mirrej me tabletin e tij.
Vetëm edhe tre xhiro kanë mbetur për të përfunduar kampionati italian Serie A këtë stinor. Me kampionin e shpallur Juventus dhe me të rrëzuarin nga liga, Pescara, kanë mbetur të mirren vesh edhe skuadrat tjera që do të kualifikohen për Europë dhe ato që mbeten në elitë italiane.