Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Katërshja e Kupës

FFK

Katërshja e Kupës


7 May, 2013 @14:37

Nesër zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës në një njoftim të lëshuar sot në faqen zyrtare të saj. Të dyja ndeshjet luhen prej orës 16:00, ndërsa ekipet nga Liga e Parë e Kosovës, ndeshen me ato të Superligës së Kosovës. 

Fushë Kosova pret kampionen aktuale të Superligës, Prishtinën, ku drejtësinë do ta ndajë Idriz Kelmendi, derisa në ndeshjen tjetër, Trepça në stadiumin Riza Lushta të Mitrovicës e pret skuadrën që po pretendon Superligën, Ferizajin. 

Ferizaji, që drejtohet nga strategu i Kupave, Bylbyl Sokoli stinorin e kaluar ka arritur deri në finale të Kupës ku ishte mposhtur nga Trepça 89. 



KUPA E KOSOVËS - GJYSMËFINALET

16:00 Stadiumi i Fushë Kosovës Fushë Kosova - Prishtina
16:00 Riza Lushta - Mitrovicë Trepça - Ferizaji


PESË FITUESIT E FUNDIT E KUPËS SË KOSOVËS:

1 Trepça 89 2012
2 Besa 2011
3 Liria 2010
4 Hysi 2009
5 Vëllaznimi 2008

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga