Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FONDACIONI

Messi shton buxhetin

REUTERS/Denis Balibouse

Messi shton buxhetin


7 May, 2013 @12:43

Kompleti në aukcion përfshin orën 41mm nga platinumi (seri e limituar, vetëm 100 copë), fanellën e nënshkruar nga argjentinasi Lionel Messi, pastaj topin e nënshkruar si dhe vizatimin origjinal të Audermas Piguet si dhe zyrtarit artistik Octavio Garcia. 

Kjo që po shihet në fotografi do të shoqërohet edhe me një rast për të takuar futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi. 

E të gjitha të ardhurat nga aukcioni që do të mbahet me 11 maj në Gjenevë, do të shkojnë në drejtim të Fondacionit Leo Messi. 

Fondacioni planifikon të shtojë buxhetin, ku vetëm ora nga ky komplet ka çmim prej 80 mijë frangave zvicerane, që në dollarë janë 85 mijë. 


 
Të gjitha lajmet nga International